Hero apo vrasës? Qëlloi për vdekje dy personat që tentuan t’i grabisnin biznesin, argjendari italian kthehet në simbol për të djathtën
Mario Roggero, argjendari italian që u kthye në një figurë të debatueshme publike pas vrasjes së dy grabitësve në dyqanin e tij, është dërguar në burg për të vuajtur një dënim prej 14 vitesh e 9 muajsh për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Ngjarja ndodhi në vitin 2021 në qytetin Grinzane Cavour, në rajonin Piemonte të Italisë, kur tre grabitës hynë në argjendarinë e Roggeros dhe morën sende me vlerë. Pamjet e kamerave të sigurisë, të transmetuara shpesh në mediat italiane, tregojnë momentin kur grabitësit largohen nga dyqani dhe argjendari i ndjek jashtë me një pistoletë, të cilën e mbante nën banak. Sipas pamjeve, Roggero qëlloi katër herë drejt automjetit me të cilin grabitësit po largoheshin. Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos...
Burimi:
syri.net