Hegseth në Guantanamo, “plasin” polemikat: Duhet t’i kishim ekzekutuar të burgosurit

Hegseth në Guantanamo, “plasin” polemikat: Duhet t’i kishim ekzekutuar të burgosurit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth shkaktoi reagime te forta me deklaratat e tij lidhur me të burgosurit e mbajtur në kampin e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, kur se sipas bindjes personale, disa prej tyre duhej të ishin ekzekutuar shumë vite më parë për krimet e kryera kundër Shteteve të Bashkuara. Hegseth i bëri komentet gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Tampa të Floridës, pas një vizite në bazën detare amerikane atje. Vizita u zhvillua në një periudhë tensionesh të shtuara ndërkombëtare dhe kishte për qëllim, sipas Pentagonit, takimet me personelin ushtarak dhe vlerësimin e operacioneve në terren. Gjatë konferencës, Hegseth u pyet nga komentatorja konservatore Laura Loomer për arsyet pse disa prej figurave më të njohura të terrorizmit ndërkombëtar vazhdojnë të...