Hapet Hormuzi/ Trump zbut tonet me Iranin, vjen fundi i konfliktit?

Hapet Hormuzi/ Trump zbut tonet me Iranin, vjen fundi i konfliktit?

Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme diplomatike që mund të zgjasë armëpushimin 60-ditor dhe të shmangë një përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas një raporti të Axios, administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po negocion një draft-marrëveshje që parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Iranit dhe nisjen e negociatave për kufizimin e programit bërthamor iranian. Sipas burimeve amerikane, marrëveshja do të përfshijë një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, me mundësi zgjatjeje nëse të dyja palët bien dakord. Gjatë kësaj periudhe, Irani do të angazhohet të mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe të heqë minat detare të vendosura në zonë, duke garantuar lundrim të sigurt për anijet tregtare...