Hantavirusi, OBSH paralajmëron: Javët e ardhshme “shpërthim” rastesh
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se në javët në vijim mund të shohim një shtim të ndjeshëm të rasteve të hantavirusit. Ghebreyesus, një nga ekspertët kryesorë të shëndetit në botë pohoi se nuk ka “shenja” se gjendemi në prag të një pandemie të re. Por sigurisht, situata mund të ndryshojë deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në Madrid. “Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit që ka ky virus, ka gjasa që të shohim më shumë raste në javët e ardhshme”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së. Tre persona që ishin në anijen turistike MV Hondius e cila lundronte në Oqeanin Atlantik kanë vdekur nga sëmundja e rrallë, por fatale. Të paktën 85 udhëtarë dhe 35 anëtarë...
Burimi:
opinion.al