Hantavirusi/ Fillojnë fluturimet e riatdhesimit për pasagjerët e anijeve turistike
Anija turistike MV Hondius e prekur nga hantavirusi u ankorua në Ishujt Kanarie të Spanjës të dielën, ku pasagjerët do të evakuohen me fluturime riatdhesimi. Euronews raporton se, kanë filluar fluturimet e evakuimit për pasagjerët dhe ekuipazhin nga anija turistike e prekur nga hantavirusi, e cila u ankorua në Ishujt Kanarie të Spanjës të dielën. Grupi i parë, të gjithë shtetas spanjollë, janë evakuuar dhe tani janë duke shkuar për në Madrid, ku do të kalojnë në karantinë. Të gjithë pasagjerët në aeroplan janë asimptomatikë. Zbritja do të bëhet në grupe prej 5 personash dhe vetëm kur avioni përkatës, varësisht nga kombësia e grupit, të jetë gati për t'u ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tenerife Jugor. Operacioni është planifikuar të zgjasë deri të hënën. Qeveria spanjolle ka...
Burimi:
syri.net