Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7
Qeveria britanike ka deklaruar se forcat e saj të armatosura janë në gatishmëri të lartë dhe të gatshme 24 orë në 7 për të mbrojtur vendin nga çdo kërcënim të mundshëm, pas një paralajmërimi serioz të Gardës Revolucionare të Iranit. Paralajmërimi iranian erdhi pasi Irani ka shprehur kundërshtimin e fortë ndaj përdorimit të bazave ushtarake britanike nga bombarduesit amerikanë B-52 ose avionë të tjerë strategjikë amerikanë për operacione në rajonin e Gjirit Persik. “Forcat tona të Armatosura janë gati të mbajnë të sigurt Mbretërinë e Bashkuar nga çdo lloj sulmi, qoftë në tokën tonë apo nga jashtë”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike. Zëdhënësi shtoi se mbrojtja e Britanisë mbështetet në një sistem të integruar dhe të shtresuar të mbrojtjes ajrore dhe raketore, që përfshin:...
Burimi:
javanews.al