Hakmerren SHBA-të, sulm ndaj depove të raketave dhe dronëve iranianë në Hormuz

Hakmerren SHBA-të, sulm ndaj depove të raketave dhe dronëve iranianë në Hormuz

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ushtarake ndaj objektivave iraniane, pasi presidenti Donald Trump akuzoi Teheranin për shkelje të armëpushimit pas një sulmi me dron ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Sulmi ndodhi të enjten, kur një dron vetëshkatërrues goditi anijen, megjithëse nuk u raportuan viktima apo të lënduar. Incidenti ngriti shqetësime serioze për sigurinë në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë dhe detyroi autoritetet amerikane të planifikonin evakuimin e mbi 11 mijë marinarëve që ndodheshin në rajon. Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane goditën depo raketash dhe dronësh, si dhe pozicione radarësh bregdetarë, që sipas saj përdoreshin nga forcat iraniane. Në deklaratë thuhet se sulmet ishin një përgjigje e fuqishme ndaj agresionit kundër transportit tregtar dhe...