Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Sulme kibernetike ndaj sistemeve të furnizimit me ujë në SHBA janë raportuar në të paktën 12 shtete amerikane, ndërsa autoritetet dyshojnë se pas tyre mund të jenë hakerë të mbështetur nga Irani. Sipas mediave amerikane, ndër shtetet e prekura janë Michigan, Minnesota, Georgia, New Jersey dhe South Dakota. Në Minnesota, më shumë se 30 sisteme komunitare të ujit janë prekur nga këto sulme. Në Georgia, një sulm kibernetik ndaj Autoritetit të Ujit të Qarkut Clayton, që furnizon rreth 300 mijë banorë në zonën e Atlantës, shkaktoi rënie të presionit të ujit dhe detyroi autoritetet të lëshonin një njoftim për zierjen e ujit si masë sigurie. Shërbimi u rikthye brenda disa orësh. Në disa raste, hakerët kanë arritur të marrin akses në sistemet e kontrollit në...