Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe përshkallëzimin në rajonin e Gjirit Persik. Në një postim në ‘X’, Guterres shprehu “shqetësim të thellë” për sulmet amerikane ndaj Iranit dhe sulmet iraniane ndaj objektivave në vendet fqinje. “Këto sulme duhet të ndalen të gjitha”, tha ai. Ai paralajmëroi se kthimi në një luftë në shkallë të plotë do të ishte katastrofik jo vetëm për rajonin, por edhe për botën tërësisht. Guterres u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që t’i zgjidhin dallimet e tyre nëpërmjet diplomacisë. Situata mbetet e tensionuar, me rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm që mund të destabilizojë rajonin e Gjirit Persik dhe tregjet globale të energjisë.
Burimi:
vizionplus.tv