Greqia në prag zgjedhjesh, krijimi i partive të reja prish ekuilibrat politik, rikthehet ish-kryeministri Tsipras

Greqia në prag zgjedhjesh, krijimi i partive të reja prish ekuilibrat politik, rikthehet ish-kryeministri Tsipras

Në Greqi po forcohet gjithnjë e më shumë ndjesia se vendi ka hyrë në një periudhë të gjatë parazgjedhore. Mesazhet që dha kryeministri Kyriakos Mitsotakis nga Selaniku gjatë fundjavës u interpretuan nga mediat greke si një sinjal se zgjedhjet e parakohshme janë tashmë çështje kohe, me skenarët që flasin për shtatorin ose tetorin e këtij viti. Gjithsesi, edhe zgjedhjet e rregullta që normalisht do të zhvilloheshin në qershor të vitit 2027 vlerësohet se vështirë mund të mbahen në atë periudhë, pasi Greqia do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian, fakt që shtyn qeverinë të shmangë procese zgjedhore në një moment të tillë institucional. Në të njëjtën kohë, skena politike duket më e fragmentuar se kurrë. Ndërsa është çështje orësh krijimi i dy partive të reja...