Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri
Një zjarr i madh pyjor vijon të përhapet në Atikën Perëndimore të Greqisë, ku autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë për të frenuar flakët. Fronti kryesor i zjarrit ndodhet në zonat Agios Nektarios dhe Kandili, ku kushtet e vështira atmosferike dhe erërat e forta po e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren janë angazhuar qindra zjarrfikës, ekipe të specializuara të mbrojtjes civile dhe mjete të shumta tokësore, ndërsa nga ajri po operojnë shtatë mjete fluturuese, të cilat kryejnë hedhje të vazhdueshme uji për të kufizuar përhapjen e flakëve. Operacioni zhvillohet në kushte të rrezikshme për shkak të erërave të forta, që ndryshojnë vazhdimisht drejtimin e zjarrit. Autoritetet greke kanë urdhëruar evakuimin preventiv të disa vendbanimeve, ndërsa banorët janë njoftuar përmes...
Burimi:
javanews.al