Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit
Greqia është goditur sot nga një seri tërmetesh mesatarisht të forta. Lëkundja më e fuqishme ishte ajo me magnitudë 4.4 ballë (23 maj) pranë brigjeve të Kasos. Sipas vlerësimit të rishikuar nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 30 kilometra në perëndim të ishullit, me një thellësi fokale prej 9.1 kilometrash. Tërmeti sipas raportimeve të para ka shkaktuar panik dhe alarm te banorët por nuk ka të lënduar në ishull. Sipas informacioneve, dridhja u ndje edhe në Kretë. Media greke informon se rreth një orë më vonë, një tërmet me magnitudë 4.0 ndodhi në të njëjtën zonë me një thellësi fokale prej 5.6 kilometrash, dhe në orën 18:48 ndodhi një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 ballë i shkallës Rihter. Edhe në këto dy raste nuk pati raportime...
Burimi:
javanews.al