No Image Available

Google po i merr OpenAI fronin e IA-së për konsumatorët

Kompleksi i amfiteatrit ku Google organizon konferencën e saj vjetore për zhvilluesit e software të ngjan më shumë me një panair sesa me një event teknologjik elegant. Në zonë janë parkuar automjete kampingu. Punonjësit lëvizin vrullshëm me biçikletat shumëngjyrëshe të kompanisë teknologjike. Kudo ka stenda dhe shfaqje anësore. Në skenë, Sundar Pichai, drejtuesi i kompanisë, bën një shaka të lehtë për çipat e mbingarkuar të Google, të njohur si TPU, duke thënë se po “bien për të fjetur nga teraflops-at” (shakaja lidhet me faktin që çipat e Google po punojnë aq shumë sa “bien në shtrat” të lodhur nga llogaritjet). Kur bëhet fjalë për Inteligjencën Artificiale, Google e ka lënë prej kohësh në hije krijuesin e iPhone, modelet e saj do të fuqizojnë shumë prej...