Gjiri Persik në alarm! Irani godet aleatët e SHBA-së, GCC: Krime lufte ndaj infrastrukturës civile
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), Jassem Mohammed Al-Budaywi, ka dënuar sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile në Bahrein, Jordani dhe Kuvajt, duke i cilësuar ato si “krime lufte”. Në një deklaratë zyrtare, Al-Budaywi tha se veprimet e Iranit përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. “Veprimet e Iranit përbëjnë një përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm, një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, si dhe krime lufte, duke pasur parasysh shënjestrimin e qëllimshëm të infrastrukturës dhe objekteve civile”, deklaroi ai. Reagimi vjen pasi Irani ndërmori sulme të reja ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe Jordanisë, pas një vale sulmesh amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane. Në...
Burimi:
javanews.al