Gjermania thyen rekord, mbi 309 mijë persona marrin pasaportën në një vit
Gjermania ka shënuar rekord të ri në dhënien e shtetësisë. Vetëm gjatë vitit 2025, mbi 309 mijë persona kanë marrë pasaportën gjermane, numri më i lartë i regjistruar deri tani. Sipas mediave gjermane, të paktën 309,852 persona janë natyralizuar si shtetas gjermanë gjatë vitit të kaluar, duke kaluar ndjeshëm shifrën e vitit 2024, kur shtetësinë e morën 291,955 persona. Rritja lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në ligjin e shtetësisë që hynë në fuqi në mesin e vitit 2024 dhe që e kanë bërë shumë më të lehtë marrjen e pasaportës gjermane. Një nga ndryshimet kryesore është lejimi i shtetësisë së dyfishtë, çka do të thotë se emigrantët nuk detyrohen më të heqin dorë nga shtetësia e origjinës për të marrë atë gjermane. Po ashtu, periudha minimale...
Burimi:
opinion.al