Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz deklaroi sot se ka besim se Parlamenti Evropian do të miratojë një marrëveshje të madhe tregtare me SHBA-në javën e ardhshme, duke e quajtur atë provë se “Evropa i mban premtimet e saj”. Në një deklaratë për Parlamentin gjerman, Merz shprehu optimizëm se marrëveshja e arritur me presidentin amerikan Donald Trump korrikun e kaluar do të sigurojë mbështetje të gjerë nga ligjvënësit evropianë dhe do të pastrojë një pengesë të madhe në lidhjet transatlantike. “Dua ta them menjëherë këtu dhe tani. Unë jam duke llogaritur në një mbështetje të gjerë në Parlamentin Evropian javën e ardhshme. Ky do të jetë një sinjal i qartë se Evropa i mban premtimet e saj. Nga ana tjetër, ne presim të njëjtën gjë nga...
Burimi:
vizionplus.tv