Gjermania ka ligj kundër review-ve të rreme, ja si mbrohen bizneset nga sulmet e koordinuara

Gjermania ka ligj kundër review-ve të rreme, ja si mbrohen bizneset nga sulmet e koordinuara

Fushata e review-ve të rreme ndaj dhjetëra bizneseve shqiptare gjatë protestës ka hapur një debat të gjerë publik. Një pjesë e kritikëve të hetimeve të nisura nga Policia e Shtetit kanë pretenduar se nuk ekziston bazë ligjore për ndërhyrje në raste të tilla dhe se në vendet perëndimore vlerësimet online, sado të koordinuara, nuk trajtohen si problem ligjor. Megjithatë, kuadri ligjor i Gjermanisë tregon të kundërtën. Teksa nuk i ndalon kritikat negative, Gjermania bën një dallim të qartë mes një kritike të sinqertë nga një klient real dhe një vlerësimi të rremë, të publikuar nga persona që nuk kanë marrë kurrë shërbim. Pikërisht këto të fundit konsiderohen të afta të cenojnë reputacionin dhe konkurrencën e ndershme, ndaj edhe trajtohen me mekanizma ligjorë. Sipas Kodit Civil...