Gjermani: Afër 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit këtë vit

Gjermani: Afër 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit këtë vit

Pothuajse 10 mijë persona besohet se kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me të nxehtin në Gjermani këtë vit, tha të enjten instituti kombëtar i shëndetit publik. Në raportin e tij javor, Instituti Robert Koch vlerësoi se 9.800 vdekje të lidhura me të nxehtin janë regjistruar në të gjithë vendin deri më 19 korrik. Shifra ishte më e lartë se në çdo vit të plotë që nga viti 2016. Gjermania është përballur me disa valë të të nxehtit këtë verë, ndërsa rekordi kombëtar i temperaturës u thye në fund të qershorit. Pritet që temperaturat të arrijnë 39 gradë Celsius të enjten, në valën më të fundit të të nxehtit që ka goditur vendin./DPA News