Gjeneruan 240 mln euro/ Shkatërrohet rrjeti kriminal, mashtronin me kurimin e sëmundjeve të pashërueshme

Gjeneruan 240 mln euro/ Shkatërrohet rrjeti kriminal, mashtronin me kurimin e sëmundjeve të pashërueshme

Një operacion i gjerë ndërkombëtar i ndërmarrë nga 15 vende çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal, të përfshirë në shitjen e suplementeve dhe barnave të falsifikuara në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Autoritetet evropiane bashkëpunuan në hetimin që zbuloi një rrjet të sofistikuar mashtrimi, i cili prej vitit 2019 operonte përmes kompanive të krijuara posaçërisht për tregtimin e produkteve të paautorizuara. Sipas hetimeve, grupi kishte gjeneruar të paktën 240 milionë euro transaksione përmes aktiviteteve të paligjshme. ‘Grupi kriminal shiti mbi 400 suplemente me emra të ndryshëm. Një rrjet shitësish virtualë ndërtoi qindra faqe interneti dhe media sociale, shpesh duke përdorur emrat dhe imazhet e njerëzve të famshëm dhe mjekëve të rremë për të mashtruar viktimat nga i gjithë Bashkimi Evropian dhe më gjerë....