Gjenerali amerikan: SHBA do të qëndrojë me aleatët evropianë në mbrojtje të vendeve baltike

Gjenerali amerikan: SHBA do të qëndrojë me aleatët evropianë në mbrojtje të vendeve baltike

Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah aleatëve të tyre evropianë në mbrojtjen e vendeve baltike, tha të martën komandanti amerikan i forcave tokësore të NATO-s në Evropë, ndërsa aleanca caktoi një seli shtesë në rajon. “Ju jeni gati të bëni më shumë dhe fjalët t’i pasoni me vepra, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë aty përkrah jush”, tha gjenerali amerikan Chris Donahue në një ceremoni në qytetin estonez të Valgës. “Kështu ndërtohet parandalimi: Jo me fjalë nga një podium, por me çizme në baltë”. Donahue, i cili do të heqë dorë nga posti i tij të enjten, shërben edhe si shef i ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë. Trupat e NATO-s në shtetet baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, dhe në Poloninë veriore,...