Gjenden trupat e zhytësve italianë, tragjedia ndodhi në “Shpellën e peshkaqenëve” në Maldive
Trupat e pesë zhytësve italianë që u zhdukën gjatë një eksplorimi në Maldive javën e kaluar, janë gjetur. Trupat e dy prej tyre janë nxjerrë, ndërkohë operacioni vijon edhe për viktimat e tjera. Sipas autoriteteve lokale, italianët u gjetën brenda një shpelle 60 metra të thellë nga një ekip i përbashkët zhytësish të trajnuar nga Finlanda dhe Maldivet. Katër nga zhytësit italianë ishin pjesë e një ekipi të universitet te Xhenovas, përfshirë profesoreshën e ekologjisë Monica Montefalcone, vajzën e saj Giorgia dhe dy studiues të tjerë. Viktima e pestë është instruktori i grupit të kërkim shpëtimit. Zhytësit të cilt ishin profesionitë, kishin shkuar për një ekspeditë në shpellën nënujore Alimathaa, e njohur nga vendasit si shpella e peshkaqenëve. Autoritetet vendase kanë disa pista mbi shkaqet...
Burimi:
vizionplus.tv