Gjenden foto “kompromentuese” dhe silenciator në shtëpinë e të dyshuarit për “snajperistët e Sarajevës”
Një fotografi që e paraqet me pajisje teknike, e konsideruar nga hetuesit si “domethënëse”, si dhe një silenciator, janë sekuestruar këtë të enjte në banesën e njërit prej katër personave nën hetim për vrasje në kuadër të çështjes së të ashtuquajturve “snajperistët e fundjavës” në Sarajevë gjatë viteve ’90. Sekuestrimet janë rezultat i një kontrolli të kryer nga karabinierët e ROS-it me urdhër të prokurorit të Milanos, Alessandro Gobbis, dhe kryeprokurorit Marcello Viola, në shtëpinë e një 64-vjeçari që banon në provincën e Alessandrias. Burri, ish-punonjës i administratës komunale në Genova, akuzohet së bashku me tre persona të tjerë për vrasje me paramendim, të rënduar nga motive të ulëta, pasi dyshohet se kanë vrarë civilë të pambrojtur, mes tyre gra, të moshuar dhe fëmijë, duke...
Burimi:
javanews.al