“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”, Putin akuzon Kievin për sulm terrorist në Luhansk
Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për një “sulm terrorist” në rajonin e Luhanskut, që ndodhet nën kontrollin rus, duke pretenduar se gjatë natës është goditur një konvikt studentësh. Sipas deklaratave të Putinit, nga sulmi kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa 39 të tjerë janë plagosur. Po ashtu, 15 persona rezultojnë ende të zhdukur. Putin tha se sulmi “nuk ishte aksidental” dhe la të kuptohet se bëhej fjalë për një goditje të qëllimshme. Ai shtoi se i ka kërkuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes të përgatisë opsione për kundërpërgjigje. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, në momentin e sulmit në konvikt ndodheshin 86 nxënës të moshës 14 deri në 18 vjeç. Godina, që u shemb pas sulmit, i përkiste Universitetit Pedagogjik të Luhanskut në qytetin Starobilsk. Moska...
Burimi:
vizionplus.tv