Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, nënë e bir. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit, në zonën e Serres. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një kamion, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në automjet, një 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy me origjinë nga Shqipëria. Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres. Ndërkohë, drejtuesi 57-vjeçar i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e...