Gjashtë të vdekur nga zjarri në një pallat 10-katësh në Antwerp
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pallat 10-katësh në Antwerp, njoftoi policia belge. Një re e dendur tymi u ngrit nga kati i tetë i godinës, e cila ndodhet në lagjen Linkeroever. Sipas BBC, një video dramatike tregon momentin kur një banor zbret nga ballkoni i apartamentit të tij drejt dritares së fqinjit për t’i shpëtuar tymit të zi që kishte përfshirë ndërtesën. Policia bëri të ditur se në pallat jetojnë më shumë se 200 persona, të shpërndarë në 80 apartamente, ndërsa trupat e disa viktimave janë gjetur tashmë brenda godinës. Zjarri shpërtheu në orët e mëngjesit në këtë zonë rezidenciale të Antwerp-it, e njohur për ndërtesat...
Burimi:
vizionplus.tv