Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
Një gazetar rus, i njohur për zbulimin e lidhjes së fshehtë të Vladimir Putinit me kampionen olimpike Alina Kabaeva, është gjetur i vdekur në Letoni, ku jetonte në mërgim. Grigory Nekhoroshev, 69 vjeç, ish-redaktor gazete, ishte i pari që raportoi për planet e Putinit për t’u divorcuar nga gruaja e tij Lyudmila Putina dhe për t’u martuar me Kabaevën në vitin 2008. Ai ndërroi jetë në Riga, kryeqytetin e Letonisë, pas një helmimi të dyshuar nga kërpudhat që kishte mbledhur në oborrin e shtëpisë ku jetonte. Sipas dëshmive, Nekhoroshev shpesh mblidhte kërpudha, por ato që konsumoi rezultuan helmuese. Miq të afërt kanë treguar se ai ishte “mjaft nervoz” nga frika e një sulmi të mundshëm, duke qenë se kishte ekspozuar jetën private të Putinit. Gazetari...
Burimi:
javanews.al