G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës
Liderët e G7 (SHBA, Gjermani, Francë, Britani, Itali, Japoni, Kanada) kanë rënë dakord të vazhdojnë me vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, konfirmon komunikata përfundimtare e samitit të Evianit, në Francë. Gjithashtu premton një rritje të dërgesave të armëve me rreze të gjatë veprimi dhe “aftësive” të mbrojtjes ajrore për ushtrinë ukrainase. Sipas deklaratës, liderët besojnë se kjo është “koha e duhur” për të marrë masa shtesë kundër Moskës, pas marrëveshjes SHBA-Iran që parashikon hapjen e ngushticës së Hormuzit. Përveç mbështetjes me sigurimin e armëve dhe municioneve për ushtrinë e Kievit, G7 premtoi gjithashtu ndihmë për Ukrainën në fushën e energjisë, në mënyrë që vendi të përballojë “dimrin e ardhshëm”, pavarësisht se ushtria ruse synon impiantet...
Burimi:
javanews.al