G7 në Evian: Mbështetje për Trumpin ndaj Iranit në këmbim të ndihmës për Ukrainën
Në samitin e G7 në Evian të Francës u shfaq një kompromis politik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve kryesorë evropianë. Sipas analistëve politikë, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Bashkimi Evropian pranuan të mbështesin publikisht marrëveshjen e Trumpit me Iranin, ndërsa në këmbim siguruan një angazhim më të fortë amerikan për Ukrainën. Trump mbërriti në samit me projektin e një marrëveshjeje me Teheranin, e cila synon të pengojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Megjithatë, shumë diplomatë evropianë e konsiderojnë këtë marrëveshje të paqartë dhe jo domosdoshmërisht një sukses. Ata vlerësojnë se situata në Lindjen e Mesme mbetet e brishtë, veçanërisht për shkak të pasigurive mbi lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e...
Burimi:
javanews.al