Frontex: Rënie e ndjeshme e emigracionit të paligjshëm drejt BE-së, por Mesdheu mbetet i rrezikshëm

Frontex: Rënie e ndjeshme e emigracionit të paligjshëm drejt BE-së, por Mesdheu mbetet i rrezikshëm

Fluksi i emigracionit të paligjshëm drejt Bashkimit Europian ka shënuar një rënie të ndjeshme, veçanërisht në itinerarin e Mesdheut. Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, për katër muajt e parë të vitit tregojnë këtë trend. Sipas të dhënave të Frontex, nga janari deri në fund të prillit, ka pasur një rënie prej 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për këtë periudhë, rreth 29.000 persona hynë në BE në mënyrë të parregullt, niveli më i ulët në vitet e fundit. Gjatë vitit 2023 ky numër ishte tre herë më i lartë. Rruga kryesore e hyrjes mbetet ajo nga Mesdheu, me pikenisje Libine dhe mbërritje në bregdetin italian. Pas saj vjen rruga e Mesdheut Lindor, përmes...