Franca në luftë me zjarret, një vale e re të nxehti pritet të përfshijë disa zona!
Zjarrfikësit në Francë po punojnë pa ndërprerje për të vënë nën kontroll zjarret e mëdha që kanë përfshirë rajonin e Gironde, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për një valë të re të nxehti që pritet të përkeqësojë situatën. “Ky zjarr është si beteja e Davidit kundër Goliathit”, u shpreh Eric Brocardi, zëdhënës i Federatës Kombëtare të Zjarrfikësve në Francë. Sipas tij, katër zjarrfikës kanë humbur jetën javët e fundit në mbarë vendin, ndërsa rreth 2.000 efektivë janë angazhuar në rajonin e Gironde për të luftuar flakët që prej ditësh po shkatërrojnë zonat mes bregdetit dhe qytetit të Bordosë, raporton BBC. Prefektja e rajonit, Sophie Brocas, bëri të ditur se në 14 zona që ishin goditur më parë nga zjarret janë regjistruar riaktivizime të flakëve. “Nuk jemi ende...
Burimi:
syri.net