Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti ekstrem
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për të ndaluar konsumimin e alkoolit në mjedise publike dhe gjatë eventeve të festivalit vjetor Fete de la Musique, si pasojë e një vale të pazakontë dhe shkatërruese të nxehti që ka përfshirë vendin. Zyra e Kryeministrit Sebastien Lecornu ka urdhëruar që, në të gjitha eventet e organizuara nga shteti dhe agjencitë e tij, të mos ofrohet alkool. Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur sistemin shëndetësor dhe për të lehtësuar punën e personelit mjekësor, duke reduktuar rastet emergjente që mund të shkaktohen nga kombinimi i alkoolit me temperaturat e larta. Météo-France ka vendosur në alarmin e kuq, nivelin më të lartë të mundshëm, 35 departamente franceze. Temperaturat parashikohet të arrijnë deri në 41°C...
Burimi:
vizionplus.tv