Franca kundër Izraelit, kërkon seancë urgjente në OKB për operacionet në Liban

Franca kundër Izraelit, kërkon seancë urgjente në OKB për operacionet në Liban

Franca ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pasi forcat izraelite pushtuan Fortin ikonik Beaufort në Libanin jugor, ku tani valëvitet flamuri izraelit, njoftoi Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot. “Kërkova një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sepse, megjithëse ne njohim në Izrael, si në çdo vend, të drejtën për mbrojtje legjitime, mbrojtje kundër sulmeve të Hezbollahut (…) asgjë nuk mund të justifikojë zgjatjen e operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe pushtimin (izraelit) gjithnjë e më thellë në territorin libanez”, tha Jean-Noel Barrot për BFMTV. “Ky është një gabim i rëndësishëm nga Izraeli sepse ky përparim në territorin libanez jo vetëm që bie ndesh me angazhimet e Izraelit, pasi që kemi pasur një armëpushim...