Franca kërkon ndryshime në BE, presion mbi Zvicrën për pagesën e përfitimeve të papunësisë për punëtorët ndërkufitarë
Ministri francez i Punës, Jean-Pierre Farandou, ka deklaruar se Franca synon të ushtrojë presion mbi Zvicrën për zbatimin e një marrëveshjeje të re evropiane që ndryshon rregullat e pagesës së përfitimeve të papunësisë për punëtorët ndërkufitarë. Sipas tij, në të ardhmen përfitimet do të paguhen nga vendi i punës dhe jo nga vendi i rezidencës, një ndryshim që Franca e konsideron të rëndësishëm edhe nga ana financiare, pasi aktualisht, sipas tij, “humbet 860 milionë euro në vit”.Farandou bëri të ditur në parlament se një model i ngjashëm tashmë po zbatohet me Luksemburgun, i cili, sipas tij, do të duhet të përshtatet me rregullat e reja evropiane pas marrëveshjes së arritur më 29 prill mes 27 vendeve të BE-së, pas një procesi negociatash që ka zgjatur...
Burimi:
top-channel.tv