Franca bllokon anijen cisternë të Rusisë

Franca bllokon anijen cisternë të Rusisë

Franca ka ndaluar dhe sekuestruar në Oqeanin Atlantik anijen cisternë “Tagor”, e konsideruar pjesë e të ashtuquajturës “Flotë Hije” ruse, që sipas vendeve perëndimore, përdoret për të eksportuar naftë dhe për të shmangur sanksionet ndërkombëtare ndaj Moskës. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se operacioni u krye nga Marina Franceze në ujëra ndërkombëtare, me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Britaninë e Madhe. Ai theksoi se ndërhyrja u zhvillua ne përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar detar. “Vendosmëria jonë është e palëkundur dhe absolute. Ky operacion u krye në Oqeanin Atlantik, në det të hapur, me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, dhe në përputhje me ligjin. Është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin dhe të financojnë luftën që Rusia...