Foto/ Tragjedia në Maldive, pamjet brenda “Shpellës së Peshkaqenëve” zbulojnë terrin ku humbën jetën pesë zhytësit italianë

Foto/ Tragjedia në Maldive, pamjet brenda “Shpellës së Peshkaqenëve” zbulojnë terrin ku humbën jetën pesë zhytësit italianë

Pamje të reja të publikuara nga brenda të ashtuquajturës “Shpella e Peshkaqenëve” në Maldive kanë hedhur dritë mbi kushtet ekstreme ku humbën jetën pesë zhytës italianë gjatë një ekspedite nënujore. Pamjet, të publikuara fillimisht në Instagram nga organizata DAN Europe, tregojnë një sistem të ndërlikuar shpellash nënujore, ku drita depërton vetëm në hyrje, ndërsa pjesët e brendshme zhduken plotësisht në errësirë dhe në sedimente të trazuara që e bëjnë orientimin pothuajse të pamundur, shkruan Corriere. Fotografitë janë realizuar nga zhytësi finlandez Sami Paakkarinen, pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit që arriti të nxjerrë trupat e viktimave nga thellësia mbi 60 metra. Sipas ekspertëve, shpella nuk është shumë e gjatë, rreth 200 metra, por është jashtëzakonisht e vështirë për t’u naviguar. Ajo përbëhet nga një hyrje e...