“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

Për disa, Trump po kërkon një rrugëdalje, për të tjerë, ai është gati të rihapë ofensivën. Ndoshta duke adoptuar “formulën e Venezuelës”, i inkurajuar nga suksesi i arritur me Nicolás Maduro, edhe pse Teherani nuk është aspak i krahasueshëm me Karakasin. Sepse bëhet fjalë për kontekste thellësisht të ndryshme dhe gjeografia e favorizon dukshëm Republikën Islamike. Informacione jozyrtare të publikuara nga Wall Street Journal sugjerojnë se SHBA-të mund të kryejnë sulme të kufizuara kundër Iranit, një veprim i përqendruar që do të shoqëronte bllokadën detare të shpallur të dielën nga presidenti. Pikërisht këtu lind paralelizmi me krizën venezuelane. Pentagoni, përpara se të kapte liderin, kreu një manovër të dyfishtë me disa goditje kundër narkotrafikut, të ndjekura nga ndalimi i cisternave të naftës, disa prej të...