Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës në Virolahti, afër kufirit me Rusinë, mëngjesin e 3 majit, tha Ministria finlandeze e Mbrojtjes. Forcat Ajrore të Finlandës e pikasën dronin në orët e para të mëngjesit, u tha në njoftimin e Ministrisë. “Modeli dhe origjina e dronit nuk janë identifikuar”, thanë autoritetet, duke shtuar se kjo fluturake nuk është më në hapësirën ajrore finlandeze. Incidenti ishte duke u hetuar nga roja kufitare finlandeze, thuhet në njoftim, pa u dhënë detaje të tjera. Finlanda ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se njësitë e mbrojtjes ajrore ushtarake kanë rrëzuar 334 dronë ukrainas gjatë natës në rreth 15 rajone, disa prej tyre afër Shën Petersburgut,...