Festa nën hijen e luftës, 1.5 milionë besimtarë ndodhen në Mekë për ceremonitë e Kurban Bajramit
Myslimanët kanë nisur pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite, në një kohë kur rajoni vazhdon të jetë i tronditur nga lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin. Autoritetet saudite njoftuan më herët se rreth 1.51 milionë pelegrinë kanë mbërritur tashmë nga jashtë mbretërisë. Kjo shifër është edhe më e lartë se vitin e kaluar, pavarësisht shqetësimeve për një rindezje të konfliktit tashmë tre mujor, me SHBA-në që kërcënon me një ofensivë të ashpër ushtarake nëse Republika Islamike nuk bindet të lëshoje për për programin e saj bërthamor e të hapë Ngushticën e Hormuzit. Para se të hynte në fuqi një armëpushim i brishtë muajin e kaluar, Irani ndërmori valë sulmesh me raketa dhe dronë ndaj Arabisë Saudite dhe vendeve fqinje të Gjirit, si kundërpërgjigje...
Burimi:
top-channel.tv