“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

Një grup prej 15 migrantësh dhe azilkërkuesish nga Amerika e Jugut, të deportuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara drejt Republikës Demokratike të Kongos (DRK), po përballen me presion për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës, pavarësisht rreziqeve serioze që thonë se i presin atje. Sipas dëshmive të disa grave nga Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori për agjencinë Reuters, atyre nuk u janë ofruar alternativa reale përveç rikthimit në vendet nga kanë ikur. Një grua 29-vjeçare nga Kolumbia, e cila kërkoi të mbetet anonime për arsye sigurie, deklaroi se ndihet e detyruar të pranojë kthimin, edhe pse ka frikë për jetën e saj. Ajo kishte aplikuar për azil në SHBA pasi kishte përjetuar rrëmbim dhe tortura nga një grup i armatosur, si dhe dhunë...