Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregullat e fluturimeve, çfarë përfiton çdo pasagjer
Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të re reformash për udhëtimet ajrore, duke forcuar të drejtat e pasagjerëve dhe duke ndryshuar rregullat për rezervimet, kompensimet dhe trajtimin e kërkesave ndaj kompanive ajrore. Rregullat e reja, të miratuara nga Këshilli Europian pas miratimit edhe nga Parlamenti Europian, pritet të hyjnë në fuqi në mesin e vitit 2027 dhe do të zbatohen për fluturimet që nisen nga aeroportet e BE-së, si dhe për fluturimet drejt vendeve të bllokut kur operohen nga kompani ajrore europiane. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me ulëset në avion. Fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë të drejtë të ulen pranë prindërve pa pagesë shtesë për rezervimin e vendit. E njëjta e drejtë do të vlejë edhe për gratë shtatzëna dhe personat me...
Burimi:
vizionplus.tv