EVROPA “DIGJET” në maj/ Viktima në Francë dhe Britani, shkak temperatura rekord
Një valë e pazakontë dhe rekord nxehtësie për muajin maj ka përfshirë Evropën Perëndimore, duke sjellë temperatura ekstreme, paralajmërime shëndetësore dhe të paktën tre viktima në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Francë, një burrë humbi jetën gjatë një gare në Paris, ndërsa temperaturat në disa zona arritën deri në 35 gradë Celsius. Ndërkohë në Britani, një burrë vdiq në një plazh të mbushur me njerëz në Hastings, East Sussex, ndërsa një 15-vjeçar u mbyt në Swanholm Lakes, Lincolnshire, gjatë ditës më të nxehtë të vitit deri tani.Meteorologët paralajmërojnë se vala ekstreme do të vazhdojë gjatë gjithë javës, ndërsa një fenomen i njohur si “kupola e nxehtësisë” po bllokon ajrin e nxehtë afrikan mbi Evropën Perëndimore. Sipas Météo-France, kjo është një “valë e hershme, e...
Burimi:
ntv.al