Europa vuan vapën ekstreme, temperaturat e larta krijojnë probleme në transport dhe veprimtaritë publike

Europa vuan vapën ekstreme, temperaturat e larta krijojnë probleme në transport dhe veprimtaritë publike

Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë prej ditësh Evropën, duke sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë Celsius në disa vende. Pas Britanisë, Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë, i nxehti pritet të godasë edhe Poloninë. Në Gjermani u regjistrua një rekord i ri kombëtar prej 41.3°C pranë qytetit Saarbruecken, në kufi me Francën. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik lëshoi paralajmërime për nxehtësi ekstreme në pothuajse të gjithë vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve të kursejnë ujin. Temperaturat e larta po ndikojnë edhe në infrastrukturë. Operatori hekurudhor gjerman Deutsche Bahn u ka lejuar pasagjerëve të anulojnë pa pagesë udhëtimet në distanca të gjata deri në fillim të javës së ardhshme, duke paralajmëruar se nxehtësia, stuhitë dhe zjarret në pyje po ushtrojnë presion mbi shinat, sinjalistikën dhe rrjetin elektrik...