Europa nën “kupolën” afrikane të të nxehtit! Alarm i kuq në Itali, Franca thyen rekorde dhe temperaturat arrijnë deri në 45°C

Europa nën “kupolën” afrikane të të nxehtit! Alarm i kuq në Itali, Franca thyen rekorde dhe temperaturat arrijnë deri në 45°C

Alarmi i kuq për temperaturat e larta, sot në 15 qytete të Italisë dhe nesër në 16, sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk duken më të mjaftueshme. Ndoshta duhet kaluar në një nivel tjetër, madje në “kod të zi”. Kjo edhe sepse në Provence të Francës kanë humbur jetën dy fëmijë të lënë brenda një automjeti, me shumë gjasa si pasojë e temperaturave të larta. Në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, vala e të nxehtit që shtrihet nga Portugalia deri në Suedi jo vetëm që ka sjellë temperatura deri në 12 gradë më të larta se mesatarja sezonale, por ka aktivizuar alarmet në të gjitha vendet e prekura nga masat e ajrit të nxehtë me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat kanë mbuluar me një “flluskë...