Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën vazhdon të thyejë rekorde temperaturash në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore, duke përkeqësuar situatën e krijuar nga zjarret dhe thatësira. Sllovakia, Austria dhe Hungaria janë ndër vendet që kanë regjistruar temperatura rekord. Agjencia Hidrometeorologjike e Sllovakisë njoftoi se në Dolné Plachtince u shënua një temperaturë prej 42 gradë Celsius, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend. Në Poloni, nivelet kritikisht të ulëta të ujit në lumin Visla detyruan autoritetet të ndalonin përkohësisht funksionimin e termocentraleve me qymyr në Kozienice dhe Połaniec, pasi mungesa e ujit pengoi procesin e ftohjes. Si pasojë, rrjeti energjetik polak humbi rreth 1.3 gigavat kapacitet prodhues. Një ditë më parë, kryeministri polak Donald Tusk u bëri thirrje punëdhënësve të...