Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura deri në 44°C
Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, ku zjarret, thatësira dhe stuhitë e fuqishme kanë goditur disa vende, duke shkaktuar viktima, evakuime masive dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në verilindje të Spanjës, rreth 1 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit, të mbështetur nga 30 mjete ajrore, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët. Vetëm pranë Ores, në rajonin e Aragonës, zjarri ka përfshirë mbi 12 mijë hektarë tokë, ndërsa vatra aktive raportohen edhe pranë Madridit dhe në provincën Guadalajara. Në Francë, thatësira dhe temperaturat e larta kanë vënë në vështirësi funksionimin e një centrali bërthamor në jug të vendit, pasi uji i ngrohtë i Mesdheut po pengon ftohjen e reaktorëve. Ndërkohë, pas valës së të nxehtit, stuhi të fuqishme goditën...
Burimi:
vizionplus.tv