Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore, pak javë pasi u sulmuan nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore, pak javë pasi u sulmuan nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar ditën e sotme rihapjen e plotë të hapësirës së tyre ajrore pas javësh kufizimesh të vendosura për shkak të luftës SHBA-Izrael me Iranin. “Pas një vlerësimi gjithëpërfshirës të kushteve operacionale dhe të sigurisë, ne po heqim zyrtarisht masat e përkohshme paraprake që ishin në fuqi më parë”, njoftoi Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit. Mediat shkruajnë se hapësira ajrore do të vazhdojë të monitorohet nga afër. Emiratet e Bashkuara Arabe, me destinacione të njohura turistike si Abu Dhabi dhe Dubai ishin ndër shtetet e Gjirit Periks më të goditura nga sulmet hakmarrëse iraniane që erdhën në përgjigje të sulmeve amerikano-izraelite që filluan më 28 shkurt. Bahreini, Iraku, Kuvajti dhe Siria kishin hequr më parë kufizime të ngjashme në hapësirën e...