Emiratet e Bashkuara Arabe: Irani godet terminalin e naftës në Fujairah
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se Irani ka lëshuar 4 raketa lundruese drejt territorit të vendit. Sipas ministrit, tre prej tyre u asgjësuan me sukses nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa një tjetër ra në det. Ministria konfirmoi në rrjetin X se vendi po përballet me sulme me dronë dhe raketa nga Irani. Shpërthimet që u dëgjuan në të gjithë vendin janë rezultat i ndërhyrjeve të suksesshme të mbrojtjes ajrore. Një zjarr ka shpërthyer në Zonën Industriale të Naftës Fujairah, porti i vetëm i madh i Emirateve që ndodhet në Gjirin e Omanit dhe mund të arrihet pa kaluar nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani e ka bllokuar. Më herët gjatë pasdites, autoritetet e Emirateve urdhëruan banorët të strehohen në...
Burimi:
vizionplus.tv