Emigrantët në Ceutë, udhëtim mes të uriturve që mbetën në enklavë

Emigrantët në Ceutë, udhëtim mes të uriturve që mbetën në enklavë

 Mëngjesi në Ceutë nis me një mjegull të dendur që fsheh gjithçka. Kur ajo shpërndahet, shfaqet kufiri i ri lundrues mes qytetit autonom spanjoll dhe Marokut. Për disa orë, mjegulla mbuloi punimet për ndërtimin e kësaj barriere lundruese prej 500 metrash. Ajo është menduar si një mënyrë për të kthyer menjëherë emigrantët që përpiqen të hyjnë me not, duke respektuar një vendim të fundit të Gjykatës Supreme të Spanjës, sipas të cilit kthimi i menjëhershëm nuk lejohet nëse nuk është shkelur një pengesë fizike. Ceuta po përpiqet të mbrohet, pasi është kthyer në një simbol ndërkombëtar të rreziqeve të emigracionit të pakontrolluar. Fluksi i emigrantëve që largohen vazhdon, megjithëse me ritëm më të ngadaltë. Sipas autoriteteve të Madridit, deri të premten mbi 48.300 nga 50...