Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka penguar furnizimet globale me plehra kimike. Me dërgesat që janë ndalur në masë të madhe që nga fillimi i luftës, analistët parashikojnë se rritja e çmimeve dhe mungesat mund të çojnë në ulje të prodhimit bujqësor deri në 30 për qind, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e produkteve ushqimore. Duke folur për Al Jazeera, Maximo Torero, ekonomisti kryesor i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), tha se situata po përkeqësohet “sepse po garojmë me kalendarët e të mbjellave”, duke theksuar se sezoni i mbjelljeve në “disa vende të Azisë” tashmë ka kaluar. Ndërkohë, eksportues të mëdhenj si SHBA dhe Brazili mund të kalojnë në kultura që “fiksojnë më shumë azot”, duke u zhvendosur nga gruri dhe misri...