Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Ekonomia e Iranit ka hasur në vështirësi  për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe keqmenaxhimit administrativ. Por, gjendja është përkeqësuar edhe më shumë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet më 28 shkurt. Infrastruktura veçse e rrënuar ishte në shënjestër të sulmeve, duke bërë që fabrika e uzina çeliku të dalin jashtë funksioni, ndërsa ura e porte të jenë të papërdorshme. Edhe më keq se kaq, janë goditur objektet e naftës dhe gazit, ndërsa bllokadë e tanishme amerikane ndaj porteve iraniane e ka ndërprerë pothuajse plotësisht burimin kryesor të të ardhurave të Teheranit: paratë nga nafta. Duke qenë se monedha ka rënë në nivele historikisht të ulëta kundrejt dollarit dhe ndërprerja e internetit ka paralizuar bizneset, analistët thonë se ekonomia e Iranit ndodhet tani në...